Mirë se vini! në uebfaqen SHTËPIA E SIGURTË - GJAKOVË

Vizioni për përfituesit

Gratë dhe vajzat jetojnë me dinjitet dhe bëjnë një jetë të sigurtë në familje dhe shoqëri.

Vizioni i organizatës

Shtëpia e Sigurtë mbështet me profesionalizëm gratë dhe vajzat e mbijetuara nga dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore për kapërcimin e situatave të vështira dhe kthimin e tyre në jetën normale.

VLERAT E ORGANIZATËS

Shtëpia e Sigurtë është udhëhequr nga një sërë vlerash në përmbushjen e misionit të saj, të cilat janë:

  • Përkushtimi. Ne jemi të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj viktimave të dhunës ekonomike, fizike, psikologjike dhe seksuale.
  • Respektimi i të drejtave. Ne respektojmë të drejtat e grave dhe vajzave të mbijetuara nga dhuna pa dallim moshe, religjioni dhe etnie.
  • Ruajtja e fshehtësisë. Ne ruajmë të dhënat personale të viktimave të dhunës dhe sigurojmë jetën e tyre.
  • Besimi tek misioni. Ne kemi bindjen e fortë se përpjekjet tona do të kontribojnë në integrimin grave dhe vajzave të mbijetuara nga dhuna e të gjitha formave (ekonomike, fizike, psikologjike dhe seksuale) në jetën normale.
  • Ne përkushtojmë kohë, ekspertizë dhe dashuri për viktimat e dhunës gjtë gjithë kohës.
  • Profesionalizmi. Ne përpiqemi të jemi konkurrues dhe me performancë të lartë në ofrimin e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës.
  • Të hapur dhe transparent. Ne bashkëpunojmë me të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe jemi të besueshëm për ta.
  • Qasja si ekip. Ne punojmë në ekip për të siguruar rezultate të larta.